qarku-thjeshte-elektrik
17/10/2021 nga Joer.al 0 Komente

Qarku i thjeshtë elektrik

KKiti eksperimental qarku bazë elektrik, KQBE-01, mundëson kryerjen e eksperimenteve të elektricitetit dhe qarqeve të thjeshta elektrike, për nivelin fillestar baz të arsimit 9-vjeçar.

Elementi bazë i tij është pllaka Eksperimentale me kontaktet sustëpër lidhjen e përcjellësve, të cilat lehtësojnë ndërtimin e qarqeve elektrike dhe kryerjen e eksperimenteve të ndryshme.

Ju do të ndërtoni vetë qarkun e thjeshtë elektrik me bateri, llambë dhe çelës, duke komanduar ndezjen dhe fikjen e llambës, do të kryeni eksperimente për materialet përcjellëse dhe jo përcjellëse të elektricitetit, do të demonstroni relacionin e tensionit, rrymës dhe rezistencës në qarkun elektrik, lidhjen në seri dhe në paralel të llambave, si dhe transferimin dhe shndrinim e energjisë elektrike në forma të tjera energjie .

Me përdorimin e këtij kiti, ju do të jeni në gjendje të kuptoni dhe mësoni, më lehtë dhe më mirë konceptet bazë të elektricitetit dhe qarqeve të thjeshta elektrike.

Kiti eksperimental qarku bazë elektrik KQBE-01 mund të mbahet në çantën e librave dhe të përdoret lehtësisht në bankat e shkollës ose në shtëpi,për kryerjen e eksperimenteve , punëve praktike në zbatim dhe në përputhje me tekstet shkollore dhe fletoret e punës përkatëse.

  • Lehtësisht i trasportueshëm
  • Lehtësisht i përdorshëm
  • Në përputhje me tekstet shkollore

"KQBE-01 Krijuar për të praktikuar"

Nëse urrejtja juaj do të shndërrohej në energji elektrike, e gjithë bota do të ndriçonte.

– Nikola Tesla