Kushjemi-joer.fund_

Mirë se erdhëttek Joer.al

  • Joer.al është një faqe e specializuar në prodhimin/tregtimin e produkteve elektronike si dhe mësimeve online. Ajo ju dedikohet të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve të cilët janë të apasionuar pas elektronikës dhe informatikës.
  • Qëllimi ynë është frymëzimi dhe angazhimi i gjeneratave të reja drejt një përdorimi të vetëdijshëm të teknologjisë si dhe për të mësuar aftësitë e botës të së ardhmes.

Nxisim Krijuesit

Të gjithë jemi krijues. Ne vijmë në këtë jetë për të krijuar. Le ti japim formë ideve tuaja sëbashku. Në fund do të kuptoni që vetëm nëse niseni të krijoni me dashuri për dashurinë, krijon diçka të bukur dhe të nevojshme për njerëzimin.

-Ervin Truka

Çfarë thonë për ne

Në misionin tonë ne jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë. Disa nga vlerësimet për ne jua përcjellim më poshtë.

Çfarë ofrojmë ne

Ne kemi si objektiv të formojmë fëmijë dhe të rinj në fushën e shkencës, inxhinierisë, teknologjisë dhe informatikës nëpërmjet angazhimit direkt të tyre në mënyrë aktive në të gjitha etapat e zhvillimit dhe prodhimit të idesë së tyre. Ne ofrojmë kurse, informacione, pajisje dhe çfarë është më e rëndësishmja, praktikë.

Të vendosin në praktikë menjëherë nocionet dhe mësimet teorike është ajo që na pëlqen më shumë të bëjmë.

Mendo

Puno

Krijo