Mirë se erdhe Vizitor

Qarku i thjeshtë elektrik

1200 L

Me përdorimin e këtij kiti, ju do të jeni në gjendje të kuptoni dhe mësoni, më lehtë dhe më mirë konceptet bazë të elektricitetit dhe qarqeve të thjeshta elektrike.

1 stok

Kiti eksperimental qarku bazë elektrik, KQBE-01, mundëson kryerjen e eksperimenteve të elektricitetit dhe qarqeve të thjeshta elektrike, për nivelin fillestar baz të arsimit 9-vjeçar.

Elementi bazë i tij është pllaka Eksperimentale me kontaktet sustëpër lidhjen e përcjellësve, të cilat lehtësojnë ndërtimin e qarqeve elektrike dhe kryerjen e eksperimenteve të ndryshme.

Ju do të ndërtoni vetë qarkun e thjeshtë elektrik me bateri, llambë dhe çelës, duke komanduar ndezjen dhe fikjen e llambës, do të kryeni eksperimente për materialet përcjellëse dhe jo përcjellëse të elektricitetit, do të demonstroni relacionin e tensionit, rrymës dhe rezistencës në qarkun elektrik, lidhjen në seri dhe në paralel të llambave, si dhe transferimin dhe shndrinim e energjisë elektrike në forma të tjera energjie .

Kiti eksperimental qarku bazë elektrik KQBE-01 mund të mbahet në çantën e librave dhe të përdoret lehtësisht në bankat e shkollës ose në shtëpi,për kryerjen e eksperimenteve , punëve praktike në zbatim dhe në përputhje me tekstet shkollore dhe fletoret e punës përkatëse.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhu i pari që lë përshtypje për “Qarku i thjeshtë elektrik”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.