06/11/2022

Lëvizja me nxitim konstant Mësoni me anë të programit

Ky program web tregon një veturë që lëviz me nxitim konstant. Lista e gjelbërt e kontrollit përmban fushat e teksit ku ju mund të ndyshoni vlerat fillestare të zhvendosjes, vlerat fillestare të shpejtësisë dhe të nxitimit (mos harroni të shtypni “Enter”!). Duke përdorur butonat lart në të djathtë, ju mund të ktheni veturën në pozicionin fillestar (shtyp “Rivendos”) ose të ndaloni dhe rifilloni (shtyp “Ndal / Rifillo”). Nëse zgjidhni mundësinë “Lëvizja e ngadaltë”, lëvizja do të bëhet 10 herë më e ngadaltë.

Tre orë dixhitale tregojnë kohën që kalon që nga nisja. Sapo vetura ka arritur pengesën e gjelbrët me pjesën e saj të përparme ora e gjelbërt ndalon. Kur vetura arrin pengesën e kuqe me pjesën e saj të përparme ora e kuqe ndalon. Të dyja pengesave mund t’ju ndryshoni pozicionin, duke zvarritur butonin e majtë të mausit të shtypur mbi to. Nëse zgjidhni “Vektori i shpejtësisë”, shigjeta rozë përpara veturës do të tregojë vektorin e shpejtësisë. Nëse zgjidhni “Vektori i nxitimit”, shigjeta blu përpara veturës do të tregojë vektorin e nxitimit.

Ju keni mundesi te merrni llojet e ndryshme te levizjeve duke ndryshuar kushtet fillestare. Lëvizja drejtvizore e njëtrajtshme është rast i veçantë për a = 0,00 m/s.

Tre grafikët paraqesin për lëvizjen e veturës:

  • Zhvendosjen x në funksion të kohës t
  • Shpejtësine v në funksion të kohës t
  • Nxitimin a në funksion të kohës t
This browser doesn't support HTML5 canvas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *