Mirë se erdhe Vizitor
23/11/2021 nga Joer.al 0 Komente

Gjergji Shaska, shqiptari që është pjesë e projektimit të Hummer-it elektrik

Pozicioni i Gjegj Shaska  në General Motors është Electrification System Architect. Specialiteti i tij është në projektimin e Electric Powertrain, që përfshin Lithium-Ion bateri dhe transmisionin elektrik. Në një makinë të zakonshme, këto pjeseë janë Motori dhe Transmisioni. Gjergji është përgjegjës për sistemet e kontrollit dhe integrimit në makinë të baterisë dhe motorave elektrikë. Hamer EV ka një bateri prej 200 kWh, që me një karikim, ka një autonomi prej më shumë se 550 km. Gjithashtu ka dy motora elektrikë mbrapa dhe një përpara që së bashku i japin një fuqi prej 1000 hp. Hamer EV arrin shpejtesinë 0-100 km/orë në më pak se 3 sekonda. Është një makinë e mrekullueshme dhe ndihem shumë krenar që jam pjesë e grupit të inxhinierëve që e kanë projektuar.Vetë Presidenti i SHBA-së, Joe Biden,  ka bërë një xhiro me një veturë Hummer elektrik.

Në një intervistë të dhënë për media shqiptare, Gjergji ka dhënëmesazh për të rinjtë shqiptarë:

Nëse keni dëshirë të krijoni një të ardhme të suksesshme në Amerikë, mundësia më e mirë është shkollimi në degët e inxhinierisë elektronike dhe informatikës. E ardhmja është në teknologji dhe këto do të jenë degët më të kërkuara në të ardhmen në Amerikë